Reperi kosovar Getoar Selimi që vetes i ka dhënë epitetin “Ma i madhi n’ven”, në gardërobën e tij ka vetëm rroba të firmave të njohura.
Stilit të tij i përshtaten dizajnet e markës Versace e Louis Vitoon, e po ashtu ato të brendit të njohur ndërkombëtar Givenchy.
Nga maja e kokës e deri tek thembrat, ai është i pajisur me veshje të këtyre markave të njohura.
Madje, edhe papuçet e plazhit i ka me brand.
Në një fotografi që ka publikuar në Instagram, Gheto Geasy shihet me një palë shapka plazhi, të markës Givenchy të cilat kanë një çmim prej 221 eurosh. /Prive.al