Pjesa më e madhe e reperëve shqiptarë tashmë kanë mbushur mbi një dekadë që janë aktiv në muzikë e natyrisht se që nga koha kur ata kanë bërë këngët e para shumë gjëra kanë ndryshuar.
Disa prej tyre janë në ndonjë lidhje, disa janë të fejuar, e një pjesë e tyre edhe janë martuar e kanë krijuar familje.
Kështu ndodhi edhe me artistin Lumi B nga grupi Kaos i cili vite më parë na njoftoi me dashurinë e jetës së tij Mirandën me të cilën tashmë gëzojnë edhe një djalë me emrin Blin.
Reperi që nga momenti që u bë prind na ka mbajtur të freskët në memorie fytyrën e të birit duke na shfaqur atë shumë herë përmes fotografive e ku shpreh dashurinë e madhe që ka për të.
Por sa është rritur Blini? Ky detaj mund të i’u ketë ikur shumicës prej jush mirpo Lumi sot përsëri përmes profilit të tij në Instagram na sjell një foto të djalit i cili shihet se dita ditës po rritet e po zhvillohet edhe më tepër e Lumin dhe bashkëshorten po i plotëson me prezencën e tij. / Prive.al/