“Shtëpi e ëmbla shtëpi!”, Arjani rikthehet në Shqipëri, flet për gjendjen shëndetësore

By

Sa ishte në Jordani, Arjan Konomi pësoi një aksident duke e lënë me një lëndim të rëndë për të cilin iu nënshtrua një operimi urgjent në shtetin arab.

Pas disa ditësh në spital opinionisti njoftoi përmes një video tjetër se po e merrte veten dhe i duhej të kthehej në shtëpi.Ai sqaron të gjithë situatën e ndodhur duke thënë:

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit. Kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi, edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”, është shprehur ai.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi” ka qënë ky mesazhi i Arjan Konomit mbas mbërritjes në Shqipëri ku si pasojë e këtij incidenti që i ndodhi nuk mundi të vazhdonte udhëtimin në vende të tjera siç deklaroi në videon e parë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm