Ka vite të tëra si i talentuar në skenë por shpërthimin e madh, Majki e pati tek vitin e kaluar me “S’jena mo” që theu çdo rekord dëgjueshmërie si një ndër hitet absolute të 2015-tës.
Nga ajo kohë, koncertet për këngëtarin nuk janë ndalur për asnjë çast duke u shtrirë kudo ku flitet shqip dhe në diasporë.
Rrjedhimisht, sa më shumë koncerte aq më shumë fitime. Së fundmi, Majki ka investuar mjaft qoftë në veshje por edhe në veturë luksoze. Pavarësisht këtyre blerjeve, duket se asgjë nuk i ka lënë shenjë pasiqë kuleta e tij vazhdon të jetë shumë e mbushur.
Këtë Majki e ka treguar në rrjetin social ku ka shfaqur kuleten përplot bankënota.
Tashmë kur koncertet do kenë të njejtin ritëm, mos edhe më të intensifikuar me publikimin e ‘Ajo’, ndoshta një prej emrave më të suksesshëm të momentit në muzikë duhet t’i mbaj dy kuleta, ose eventualisht të mendoj depozitimin në bankë. /Prive.al/