Ja pra kjo është kostoja e dhuratave që Kim Kardashian mori për ditëlindje

By

Miqtë dhe familja e Kim Kardashian duket se nuk kursejnë asgjë kur është fjala për përvjetorin e lindjes se yllit.

Kim festoi ditëlindjen e 39-të me një udhëtim për në Palm Springs me familjen dhe miqtë. Pavarësisht se i mbajti gjërat relativisht të thjeshta, dhuratat që mori ajo nuk kishin aspak të bëjnë me thjeshtësinë.

Kim Kardashian and her birthday gifts

Në storien e saj në Instagram, Kim postoi vetëm tre nga çantat që mori si dhurata për ditëlindje, kostoja totale e së cilave ishte afro 12.500 dollarë.

Dy ishin nga marka e dashur e Kim, Judith Leiber dhe përfshinin një çantë në formën e fetës së limonit të mbuluar me kristal dhuruar nga grimeri shqiptar Mario Dedivanoviç me vlerë 4,195 dollarë dhe një çantë në formën e hotdog dhuruar nga publicisti Tracy Romulus që kap shumën prej 5,995 dollarë.

Kim Kardashian's food-themed presents

Këto dhurata i bashkohen koleksionit të  gjerë të çantave të Kim, i cili përmban çanta nga dizajnerët më të famshëm botëror.

 

Burimi: Pagesix.com

 

Artikuj të ngjashëm