Vjen në jetë edhe një fëmijë në familjen e Mirsa Kërqelit (FOTO)

By

Sot ka festë në familjen e këngëtares Mirsa Kërqelit.

Ajo njoftoi përmes Instagramit se është bërë hallë pasi në jetë erdhi nipi i saj i cili quhet Odej.

Këngëtarja publikoi një fotografi të fëmijës së porsalindur duke shkruar: “Mirë se erdhe nipi i dashur Odej. Paq fatin e botës loqka e hallës. Ishalla rritesh i lumtur pranë prindërve dhe gjithë familjes”.

Ndryshe, Mirsa është nënë e dy fëmijëve dhe për shkak të familjes ajo është distancuar nga muzika duke mos qenë aktive për vite me radhë.

Urime!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm