Ja kush do t’i dalë kundër Kanye West në kandidaturën për president

By

Kanye West ka njoftuar se planifikon të kandidojë për president në 2024 – por para se të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë reperi mund të ndryshojë emrin e tij.

Duke folur në Festivalin e Inovacionit të Fast Company, West, 42 vjeç, u bashkua në skenë nga bashkëpunëtori i tij Yeezy Steven Smith.

“Kur njerëzit thonë se është e pagdhendur ta quajmë veten miliarder, unë them se mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Kristiani Gjenial Miliarderi Kanye West për një vit derisa të kuptoni saktësisht se çfarë është,” tha ai.

Image result for kanye west on fast company innovation festival

“Kur kandidoj për president në 2024 – tha West, publiku filloi të qeshte. “Për çfarë po qeshni?” West tha se nëse ai zgjidhej president, ai “do të krijonte kaq shumë vende pune”.

Edhe një fytyrë tjetër publike po i bashkohet Kanye West – ose po del kundër tij dhe është Dan Bilzerian!

Image result for dan bilzerian

Dan Bilzerian thotë se ai po kandidon për president në vitin 2024 – duke pranuar se mund të duhet të bëjë fushatë kundër Kanye ëest.
Ai thotë se Kanye është më i mirë se Hilary Clinton- duket se ai nuk është një fansi HC – por ai ka një njoftim tjetër… ai dëshiron kandidojë vetë.

Ndonëse është e paqartë nëse ai po tallet apo jo, por ne do ta marrim fjalën e tij dhe do ta llogarisim këtë si një shpallje zyrtare presidenciale.

Burimi: TMZ

Artikuj të ngjashëm