Mesazhin që ndau Eliza Hoxha, duhet ta kuptojmë dhe zbatojmë të gjithë

By

Eliza Hoxha është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Mirëpo veprimtari e saj nuk ndalet vetëm në këto suaza. Ajo ka punuar shumë edhe në sferën sociale ku përkushtimi i saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën.

Projektet si “E ardhmja jemi ne“, “E dua këtë vend“ dhe “Ëndrrat“ ishin pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Down Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom.

Eliza nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në muzikë pasi që më shumë i është kushtuar profesionit të saj si arkitekte dhe gjithashtu është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, fakulteti i Arkitekturës.

Ajo po ashtu u fut edhe në sferën e politikës krah subjektit politik PDK. Në mars të këtij viti lajmin për këtë aderim politik e bëri të ditur vetë kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.

Eliza është mjaft aktive në rrjete sociale, e mesazhi i fundit që ajo ndau për ndjekësit e saj, është një mesazh që duhet ta zbatojë çdokush.

“Ne jemi më të shumë të fuqishëm, kur fuqizojmë njëri tjetrin.” – shkroi Eliza në Instagramin e saj, duke lënë të kuptohet që një fuqi më e madhe vie kur ngrisim njëri tjetrin. /Prive.al

View this post on Instagram

🍷

A post shared by Eliza Hoxha (@eliza_hoxha_official) on

Artikuj të ngjashëm