Me kalanë e dashurisë që kanë konsoliduar ndër vite, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë pa dyshim çifti perfekt i estradës shqiptare.
Të matur në imazhin që transmetojnë në publik duke reflektuar gjithmonë pozitivitet dyshja janë shembull për t’u ndjekur.
Familja e vogël Skënderaj ka tash e një vit që është shtuar me bekimin e çiftit, vajzën Ameli.
Ndonëse vetëm një vjeçare, ajo ka tashmë fansat e saj që mes tjerash determinojnë edhe pëlqimet masive në rrjete sociale.
Fotoja e Albanit dhe Miriamit bashkë me vajzën Ameli, me rastin e një vjetorit të lindjes me ç’rast është zbuluar për të parën herë me fytyrë princesha e vogël është imazhi që ka thyer çdo rekord në rrjete sociale.
Në rreth dy javë, postimi ka arritur t’i grumbullojë mbi 100.000 pëlqime duke garuar vetëm me veten, respektivisht postimin e ardhjes në jetë me 28 Nëntor 2015.
Shifra të tilla nga këngëtarët shqiptarë nuk hasen asnjëherë teksa ia kalojnë edhe mesatares së Rita Orës që numëron mbi pesë milionë pëlqime në Facebook. /Prive.al