Ekskluzive: Sonte surpriza e Tunës dhe Vig Poppas

By

Si projekt komentohet dhe pritet tash e një kohë të gjatë. E duket se më në fund, fansat e shumtë do t’i shijojnë frytet e bashkëpunimit mes Vig Poppas dhe këngëtares Tuna Sejdi.

Prive.al nga burime pranë artistëve ka arritur të mësojë se projekti i ri mes dyshes do publikohet sonte, pas orës 20 nëse gjithçka shkon siç duhet.

Kënga, mësohet se do titullohet ‘Zemra jem’ dhe ka tekst e melodi të vetë Viganit si ‘koka’  e shumë hiteve në diskografinë shqiptare.

Për videoklipin është përkujdesur Imagine Films teksa Cekiq ka qenë emri i përzgjedhur nga dyshja për të realizuar beatin.

Mbetet të shihet në pak orë se si do pritet ky projekt por vlen të ceket se pritshmëritë për epitetin e një hiti janë shumë të larta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm