Ja çfarë veshin veshin vajzat mbretërore në plazh

By

Nëse keni përcjellur se çka veshin në plazh emrat nga lista elitë, duhet të ju ketë zërë syri rrobabanjot e dizajnuara nga Melissa Odabash.

Dizajnerja është përshkruar si “Ferrari i bikineve” nga Vogue dhe Beyonce, Sienna Miller, Kontesha e Wessex dhe Dukesha e Kembrixhit kanë veshur të gjitha veshjet e saj të mrekullueshme të plazhit në të kaluarën.

Sarah, dukesha e Yorkut dhe vajzat e saj Princess Beatrice dhe Eugenie kanë zbuluar se sa shumë i duan dizajnet e Melissa dhe për më tepër, ata janë shumë modeste kur është fjala për blerjen e tyre. “Ato vizitojnë dyqanin dhe zgjedhin atë që duan, si të gjithë klientët tanë të tjerë” shpjegoi Melissa.

Kur është fjala për stilin mbretëror, ne jemi mësuar t’i shohim ato të veshura në mënyrë shumë modeste me veshjet e duhura në përputhje me protokollin mbretëror . Por, kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë gardërobë verore që tregojnë pak më shumë lëkurë.

Në fakt, disa nga dukjet më të bukura të Princeshës Diana ndodhin të jenë veshjet e saj elegante që ajo mbante gjatë pushimeve në jug të Francës. Edhe gjenerata e re e vajzave mbretërore si Princess Maria-Olympia e Greqisë dhe Danimarkës nuk mund të ndalojë së veshuri të gjitha stilet e fundit.

Më poshtë mund të shihni disa nga veshjet e tyre gjatë pushimeve verore.

Image result for meghan markle bikini

The Tropical Bikini

Image result for royals in bikini

Image result for royals in bikini

first-ladies-in-swimsuits-photo

Related image

Artikuj të ngjashëm