Ja çfarë planesh kanë artistët shqiptarë për këtë Shën Valentin

By

14 Shkurt, dita e Shën Valentinit – kjo datë e shënuar që i dedikohet vetëm dashurisë.

E kjo datë nga artistët tanë shënjohet me projekte të reja. Disa i këndojnë një dashurie që lulëzon e disa i këndojnë dashurisë që dikur ishte e zjarrtë.

Artistë si Mozzik, Capital T, Alban Skënderaj, Ronela Hajati e Jehona Sopi sjellin projekt të ri për fansat e tyre.

Mozzik javë më parë ka paralajmëruar një projekt i tëri në gjuhën gjermane që titullohet “Auf Wiedersehen”.

Edhe Capital T ka udhëtuar drejt Parisit për të realizuar projektin e tij që do të lansohet këtë 14 shkurt, i titulluar “Je t’aime”.

Për dallim nga artistët tjerë, Ronela Hajati ka paralajmëruar dy projekte për këtë datë. “Gënjeshtar je” dhe “Pare”, titullohen dy këngët e reja.

Jehona Sopi po rikthehet me një projekt dhe videoklip të ri pas disa vitesh. Nisur nga titulli ajo i këndon një dashurie të humbur më këngën e titulluar, “Jena dashtë”.

Alban Skënderaj sjell një projekt që i këndon dashurisë ashtu si di ai. Projekti që do të lansohet këtë datë titullohet “Çdo ditë një Shën Valentin”.

Urime Shën Valentini! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm