Nëse në artikujt e mëparshëm kemi folur për veshjet që do t’ju nderonin në një nga dasmat e verës, kësaj here po fokusohemi diku tjetër. Çfarë të MOS vishni në dasmën e radhës? Janë disa rregulla që duhen respsketuar fillimisht për prezencën personale dhe më pas për hir të ambientit.
Mos vishni të bardha. As ngjyrë qumështi, as ngjyrë veze, as bojëqielli të çelët. Është dita e nuses dhe ju jeni të ftuarit e saj. Nëse doni diçka pranë të bardhës, vishni ngjyra neutrale.
Lërini tutat në shtëpi. Sado t’ju thonë vishuni si të doni, mos vishni tuta. Për më tepër, është gjithmonë të vishesh më mirë se ç’duhet. Nëse doni të ndiheni rehat, gjeni një veshje pambuku.
Jo xhinse! Edhe xhinset janë shumë casual, porsi tutat. Plus, xhinse vishni çdo ditë, provoni diçka ndryshe.
Çuna, hiqni dorë nga pantallonat e shkurtra. Vishni pantallona të gjata, pavarësisht temperaturave. S’do t’ju gjejë gjë. Përpiquni të gjeni materiale të lehta si linoja ose pambuku që të mos vdisni vape.
Nëse është nevoja, mbuloni shpatullat. Nëse ceremonia mbahet në kishë, përpiquni të mos shfaqni shumë lëkurë. Respektoni institucionin.
Nëse doni të vishni pantallona, bëjini të duken mirë. Një kostum, për shembull, nuk është kurrë ide e keqe.
Ndiqni kodin e veshjes sepse s’ju kushton asgjë!
Veshjet e grisura a të rrjepura s’kanë vend në një dasmë.
Burimi: Shutterfly.com