Ka kohë që po pauzon nga muzika e projektet e reja, ngase i është dedikuar rritjes së vajzës së saj.
Këngëtarja shqiptare Miriam Cani, e ka kuptuar rëndësinë e të qenit nënë dhe e di mirë që është e rëndësishme të jesh pranë familjes.
Këtë e ka kuptuar edhe më mirë nga humbja e nënës, për të cilën Miriami ka folur në emisionin e pasdites të TV Klan, pranë moderatores Rudina Magjistari.
Në një prej momenteve të bisedës, Miriami u pyet rreth familjes së saj, teksa tregoi me emocion momentet e vështira që përjetoi kur nëna e saj u nda nga jeta.
“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të pakta rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo plagë. Në këtë rast ti thjeshtë mësohesh të bashkëjetosh. Mamaja ime ishte tip i butë, ia dedikonte jetën e saj familjes”, tha Miriami gjatë emisionit. /Prive.al