Këngëtarëve kosovarë, Afrim Muqiqit e edhe Shkëlzen Jetishit, iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për plot 10-të vjet.
Emrave të njohur të muzikës kosovare, iu refuzua viza derisa mendohet që arsyeja është që ata kanë kënduar në koncerte e ahengje në SHBA duke i shfrytëzuar vizat e tyre turistike dhe duke mos paguar taksa.
Klan Kosova ka kontaktuar me Afrim Muqiqin, ndërsa në intervistë ai jep këtë arsyetim:
“Ka qenë përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës. Kisha vizë në pasaportë të UNMIKU-t tri vjet. Ka qenë pavarësia e Kosovës dhe është e vërtetë që Kam kënduar në SHBA sepse unë tjetër profesion nuk kam dhe Ambasada e di sepse ka qenë e xhiruar”.
I kontaktuar ka qenë edhe Xeni, megjithatë këngëtari nuk ka dhënë detaje vetëm se e ka konfirmuar që Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ia ka ndaluar atij hyrjen në shtetin amerikan.
Ndërsa nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nuk kanë dhënë detaje se pse këngëtarët janë refuzuar në vizat e tyre, duke thënë se është anti-ligjore t’i rrëfejnë arsyet e refuzimit. /Prive.al