Sara Hoxha është një nga blogeret më të dashura duke numëruar kështu qindra mijëra ndjekës.
Në baza ditore ajo ndan momente nga përditshmëria e saj, stili i jetës, stili dhe këshilla të ndryshme.
E së fundmi, teksa po i përgjigjej një ndjekësi, ajo zbuloi edhe kompleksin e saj më të madh që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Fjala është për flokët.
“Kam flokë të drejtë dhe të hollë. E kam vuajtur këtë gjatë gjithë jetës, duke u bërë xheloze për vajzat me flokë të gjatë. Por është kjo që është dhe mundohem ta bëjë më të mirën”, u përgjigj ajo. /Prive.al