Të qenurit prind padyshim se për secilin njeri është ndjenja më e mirë në botë. Por paralelisht me gëzimin vijnë edhe përgjegjësitë sepse të rritësh fëmijë kërkon shumë përkushtim.
Kjo mund të ndikojë në sferën profesionale, sidomos për këngëtaret të cilave shpeshherë shkaku i angazhimeve në një formë u imponohet që të lënë paksa anash karrierën për një periudhë.
Megjithatë, yjet gjejnë mjaft kohë për t’i kushtuar familjes, dhe shpeshherë nuk përtojnë të ndajnë momente të tilla me publikun. Por si i kalojnë ata çastet me fëmijët e tyre dhe sa i ekspozojnë në rrjete sociale ?!
Nora Istrefi që u bë nënë për herë të parë në Maj të këtij viti, shpeshherë shihet me vajzën në natyrë. Madje Renee nuk mungon as në të dielat sportive të këngëtares.Meda me gruan dhe fëmijët në njërin prej pushimeve të verës. Këngëtari madje bashkë me familjen është shfaqur shpeshherë edhe si pjesë e kampanjave publicitare.Edona Llalloshi që viteve të fundit u pasivizua pak nga muzika pasi iu përkushtua më shumë familjes, është nënë e Doas. Pos vajzës që erdhi në jetë më 2011, këngëtarja pret që së shpejti të sjell në jetë një djalë.Lumi është baba i Blinit. Edhe pse i vogël, ai është një yll i vërtetë në rrjete sociale. Me Instagram personal, ai ka mbi 2000 ndjekës që pëlqejnë e komentojnë fotot e postuara në profilin e tij.2015-ta bëri nënë për të parën herë edhe këngëtaren Argjentina Ramosaj. Si fryt i dashurisë me Dugin, erdhi në jetë Noah që ka zbukuruar jetën e çiftit.Jonida Maliqi ka qenë tejet hermetike në rastin e shfaqjes në publik të djalit të saj Danit. Tek kur ai mbushi tre vite jetë, këngëtarja njoftoi publikun me Danin.Disa muaj më parë, Fjolla Morina u bë nënë për herë të dytë duke sjellur në jetë vajzën Alayah. Në rrjete sociale, ajo pothuajse çdo ditë ndan momente me fansat ku shihet me të bijën.Ermal Fejzullahu edhe pse në moshë relativisht të re, është një baba i përkushtuar i tre fëmijëve. Por, koha është problemi i tij kur është fjala tek familja. Disa javë më parë ai ndau një rrëfim prekës të vajzës së tij e cila ankohej për udhëtimet e shpeshta të Ermalit. Megjithatë, me bashkëshorten Arianën portreti familjar prej pesë anëtarëve është për t’u pasur lakmi.
Sot feston ditëlindjen, bashkëshorti i Shyhete Behlulit, Luan Salihu. Këngëtarja e muzikës popullore, zgjodhi një fotografi bashkë me burrin për ta uruar atë me...