Ish i dashuri i Duas nuk iu ndahet vajzave nga Kosova (FOTO)

By

Në Shkurt, Prive.al ishte e para që zbuloi ekskluzivisht lajmin e ndarjes së Dua Lipës dhe Isaac Carew.

Nga ai moment, këngëtarja ka qenë vazhdimisht pre e thashethemeve mbi meshkuj të ri në jetën e saj.

U dyshua mbi Calvin Harris e Martin Garrix teksa së fundmi, afërsia e madhe me muzikantin Paul Klein.

Sidoqoftë, anash s’ka mbetur as Isaac i cili është parë në afërsinë e shumë vajzave së fundmi, por një prej tyre ka qenë më e veçantë për faktin se poashtu është nga Kosova, si ishi – Dua Lipa.

Modeli është shfaqur teksa shkëmben puthje me një vajzë të quajtur Melisa Lajqi në Londër.

Takimi duket të ketë qenë i pari mes dyshes por që ka rezultuar si moment i shënuar edhe nëpër rrjete sociale.

Se a do konsolidohet dicka më shumë në këtë drejtim, koha do e tregojë! Ajo që mund të thuhet me siguri është që Isaac s’po mund t’i ndahet vajzave nga Kosova në çfarëdo relacioni. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm