Shprehet Fero, ja çfarë thotë për ish kolegun Mozzik dhe Unikkatilin

By

Shpërtheu befas në skenën muzikore shqiptare, duke bërë për vete mijëra fansa të rinj.

Feronit Shabani, i njohur nën nofkën Fero, ka dhënë një intervistë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, me nikoqirin Alaudin Hamiti.

Feros i cili gjithnjë proklamon se është reperi më i mirë shqiptar, i është kërkuar t’i komentojë kolegët e tij më të vjetër në këtë “sport muzikor”.

Kur në ekranin e NIN-it është shfaqur Mozzik, ai ka kërkuar që t’i bëhet “pass” fotografisë së tij, duke mos dhënë asnjë koment pasi që Mozzik ishte larguar nga kompania në të cilën Fero është ende pjesëtar.

Ndërsa për Unikkatil, ai ka dhënë komentin më interesant.

“Unë e kam pëlqyer shumë. Kohëve të fundi nuk më pëlqen ajo që bën, por është legjendë. Nuk e kuptoj pse i shan të gjithë reperët, e ata krejt e duan”, ka thënë Fero. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm