Intervista që shkoi keq! Çfarë thotë sot Roza Lati për Bieta Sulon?

By

Disa muaj më parë, Roza Lati ishte e ftuar në emisionin e Bieta Sulos. Aty u diskutua gjerë e gjatë për disa fotosesione që Roza kishte realizuar.

Që në fillim të intervistës ajo theksoi se pozimi në fotografitë shumë joshëse ishte vetëm një pjesë aktrimi.

“Do të bëhesha miliardere nëse do të shisja kasetën time të seksit”- ishte titulli që shoqëronte këto foto shumë provokuese.

Gjatë intervistës, “Do t’i biesh dikujt në sy?”, e pyei Bieta për fotot.

“Ti bie në sy dikujt?! Jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë.

Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qejf punën që bëj.”- tha Roza.

fotot. Më pas, Roza qartësisht e acaruar nga pyetjet që i bënte moderatorja, i rikujton me ironi që ajo edhe mund të pyet për projektet në të cilat po punon.

“Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni,”- tha ajo, ndonëse nuk u pyet nga Bieta.

E ftuar së fundmi në Prive, Roza u përgjigj në “50 pyetjet”, ku na zbuloi shumë nga jeta e saj.

Kur u pyet se kur është ndjerë e sulmuar nga mediat, ajo theksoi pikërisht atë moment para disa muajsh me Bieta Sulon

Cfarë mendon sot Roza? Zbulojeni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm