Adele mes lotëve, dha një njoftim me rëndësi!

By

Adele shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin të premten sepse gjysma e ekuipazhit të saj është infektuar me COVID-19.

Superylli britanik kishte planifikuar të fillonte një qëndrim tre mujor në hotelin Caesars Palace në atë që do të ishin paraqitjet e saj të para live që nga viti 2017.

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për t’u bashkuar në kohë. Dhe që ajo të jetë mjaft e mirë për ju. Por ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dorëzimit dhe COVID. Gjysma e ekuipazhit tim, janë të infektuar dhe është e pamundur të përfundosh shfaqjen, “tha Adele në një video të postuar në Instagram.

Duke kërkuar falje tetë herë në një mesazh 92 sekondash, veçanërisht për njerëzit që kishin udhëtuar në Las Vegas për shfaqjen, Adele tha se vonesat e penguan atë të përsoste shfaqjen sipas standardeve të saj dhe ajo premtoi se do ta riplanifikonte.

“Unë do të përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë,” tha ajo.

Ajo do të përformonte këngët e albumit të saj të fundit “30”, i cili debutoi në numrin 1 në 30 vende në muajin nëntor.

Artikuj të ngjashëm