Një situatë e pahijshme ka ndodhur në ndeshjen mes Donar Groningen dhe Z Mobile Prishtina në kuadër të ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve në basketboll.
Në një moment gjatë këtij takimi, Dardan Berisha përplaset me Divine Myles e cila përfundon edhe me një shqelm të Berishës ndaj Myles, me ç’rast ndërhyjnë bashkëlojtarët e tyre që të mos e lënë situatën të eskalojë edhe më shumë.
Lojën e parë me klubin holandez të mbajtur në kryeqytetin kosovar, e kishte fituar Prishtina me rezultat 84:64.
Ndërkaq, rezultati aktual në këtë përballje është 52:35 në të mirë të nikoqirëve nga Holanda, njofton Klan Kosova, transmeton Prive.