Imazhi i “Modeles perfekte” u përmbys kur doli me akne, Kendall Jenner jep sqarime!

By

Fotografia e saj me akne në fytyrë kur u shfaq në tapetin e kuq të “Golden Globes”, bëri gjiron e botës.

Mirëpo dy ditë pas kësaj ngjarjeje, modelja e famshme Kendall Jenner, ka reaguar karshi të gjitha akuzave e kritikave në drejtim të saj.

Ndonëse ishte përpjekur t’i fshihte aknet nën makijazh, ato sërish dukeshin dhe e tërë bota po e komentonte pamjen e saj.

Ndërsa deri më tani Kendall nuk tha asnjë fjalë. Por ishte komenti i një fanseje të sajën në Tëitter, e cila shkruante:

“Kendall Jenner me këtë fytyrë dukej një yll i mrekullueshëm dhe këtë gjë duhet ta kuptojë secila vajzë”.

E modelja ka zgjedhur pikërisht këtë vajzë, për t’iu përgjigjur për të gjitha kritikat.

Kendall u përgjigj duke thënë: “Mos lejoni kurrë t’ju ndalojnë”. /Prive.al

kendall jenner acne golden globes 014011083

 

Artikuj të ngjashëm