PEJA KËNDON PËRMENDËSH KËNGËT E NOIZYT

By

Noizy në vazhdën e koncerteve të tij gjatë sezonit veror mbrëmë ishte në qytetin e Pejës.

Në praninë e shumë fansave reperi performoi hitet e tij ndër vite.

E veçanta e kësaj mbrëmje muzikore ishte fakti që i gjithë publiku i dinte përmendësh këngët e tij.

Noizy në rrjetin social Instagram videos ku shihen adhuruesit e tij duke ia kënduar krijimet muzikore i ka shoqëruar përshkrimin në gjuhën angleze ku thotë me shaka se nuk ka nevojë të bëj më muzikë.

Ndryshe, reperi nga Shqipëria pak ditë më parë ka lançuar projektin ‘Si mu kon zezake’ dhe së shpejti do të publikojë duetin me Çiljetën të titulluar ‘Gangsta Love’. /Prive.al/

https://instagram.com/p/6BFt76yvuF/

Artikuj të ngjashëm