Ilda në ekran të ri? Ja pse beteja mes ekraneve do jetë sivjet më e ashpër se kurrë

By

Ilda Bejleri përmbylli në gjysmë një sezon televiziv me shumë zhvillime.

Nga largimi i bujshëm prej DigitAlb tek debutimi krah Manushit në “Procesin Sportiv”, aksidenti i shumëpërfolur dhe largimi në heshtje pa mbaruar mirë sezonin nga Top Channel.

View this post on Instagram

@procesisportiv.official pas pak.. #birrapeja🍺 @thg.shpk

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

Së fundmi, mediat kanë shkruar se Ilda është në negociata për kalim në “ABC News”. Një zhvillim të tillë e kanë konfirmuar burime të Prive.al të cilat hedhin më shumë dritë edhe në detaje të tjera.

Televizioni në fjalë nga Shtatori mëton të shkojë drejt një ekrani gjeneralist ku pritet të ketë prurje edhe në pozitat drejtuese.

Ilda, mësohet se nuk do të jetë e vetmja në kuadrin e “peshkimeve” të ABC tek Top Channel. Emra të tjerë brenda televizionit por edhe kanaleve tjera kanë pranuar oferta joshëse për të nisur sezonin e ri në këtë logo në kuadër të riformatimit.

Në anën tjetër, ndryshimet do ta prekin edhe televizionin Klan i cili do të sjellë formate të reja pas një viti relativisht të vobektë. Gjithashtu, një prej programeve më popullore “E diela shqiptare” do të vijë me strukturë dukshëm të rifreskuar ku fokus do jetë argëtimi.

Burimet e njejta precizojnë se deri në Shtator priten të trazohen goxha ujërat në ekranet shqiptare në të cilat sidomos këtë vit, “beteja” për formate e emra të prezantuesve do të jetë më e ashpër se kurrë.

Se kush – ku do të kalojë është ende herët për ta konfirmuar mirëpo një gjë është e sigurtë – merkatoja televizive këtë vit do të prodhojë mjaftueshëm lajm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm