Ilda Bejleri ndanë përfundimisht rrugët me Top-in?

By

Pak ditë më parë, një fotografi e Ilda Bejlerit krah Ardit Gjebreas u bë shkas që të përflitet se prezantuesja është larguar nga Top Channel drejt Klan.

Kjo nuk pritej! Çfarë fshihet pas fotos së Ilda Bejlerit krah ...

Më pas u kuptua që Ilda ishte thjesht pjesë e sfilatës së Joni Peçit dhe jo prezantuese krah Arditit.

Megjithatë thënia ‘ku ka zë s’është pa gjë’ duket se i shkon më së shumti situatës së krijuar me Bejlerin.

Pa u mbushur një sezon i plotë nga kalimi në TCH krah Edi Manushit, ajo duket t’i ketë dhënë fund aventurës televizive në këtë kanal.

Në promon e rikthimit të emisionit ‘Procesi Sportiv’ pas pandemisë, Ilda mungon krah Manushit i cili ka etiketuar Alesia Bamin dhe analistët historikë të emisionit, por jo edhe prezantuesen bukuroshe.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar në largimin e bukuroshes fare pak pasi i dha fund rrugëtimit më shumë se 10 vjeçar nga Digitalb verën e kaluar.Shtatori duket se do e sjellë Ildën në një adresë të re, me projekte të reja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm