Pas ‘New Rules’ e cila shpërtheu në gjithë botën, kurioziteti se çfarë projekti do të sjell Dua Lipa u shtua.
E pritja nuk shkoi kot. Këngëtarja shqiptare mori sërish vëmendjen e të gjithëve me ‘IDGAF’, e cila që në start shënoi miliona e ishte video më e kërkuar e ditës.
Por, ky produksion muzikor do të ketë edhe një version të ri. Dua ka vendosur që këtë ta sjell edhe në gjuhën frënge.
Përtej kësaj, ëndërra e shqiptares po bëhet realitet, pasiqë ka 5 nominime në Brits Awards./Prive.al