Ice Cube e humbi rolin filmik, për shkak se refuzoi vetëm një gjë

By

Ice Cube është larguar nga komedia e ardhshme e Sony, ‘Oh Hell No’ pasi refuzoi kërkesën e producentëve për tu vaksinuar.

Në filmin e ardhshëm ai do të luante bashkë me Jack Black, thonë burimet për ‘The Hollywood Reporter’.

Sony nuk kishte asnjë koment. Një përfaqësues personal i yllit nuk pranoi të komentojë. WME, agjencia e tij, nuk pranoi të komentojë. Komedia ‘Oh Hell No’ po prodhohet nga Matt Tolmach dhe Black, por as këta nuk dhanë asnjë koment.

Ice Cube dhe Black u bashkuan në projekt në muajin qershor. Filmi i Sony po kërkonte të xhirohej këtë dimër në Hawaii me Kitao Sakurai, regjisorin e komedisë së famshme të Netflix ‘Bad Trip’.

Prodhuesit në ‘Oh Hell No’ bënë kërkesën që aktorët e projektit duhej të vaksinoheshin.

Filmi po shtyn fillimin e prodhimit të tij. Burimet thonë se studioja po kërkon të gjejë një zëvendësues për Ice Cube, i cili u largua duke lënë një pagesë prej 9 milionë dollarësh.

‘Oh Hell No’ i Sony është projekti i dytë që Ice Cube ka lënë muajt e fundit. Reperi i kthyer në aktor do të luante bashkë në filmin e boksit ‘Flint Strong’, por nuk është më i përfshirë. Është e paqartë se cilat rrethana e shtynë largimin.

Vaksinimi midis aktorëve dhe ekipit në Hollywood është bërë një problem në shumë projekte.

Artikuj të ngjashëm