I riu që u hodh nga spitali, djali i stilistes së famshme shqiptare

By

Dizejnatorja e njohur shqiptare Lira Koca që shquhet për punën me një varg prezantuesesh si Marina e Luana Vjollca, Xhemi Shehu, Eni Vasili e të tjerë emra është prekur nga një tragjedi familjare.

U vetëvra sot në spital, viktima është djali i stilistes

Sipas mediave lokale të Durrësit, 29 vjeçari që u hodh nga dritarja e spitalit teksa trajtohej për COVID-19 është i biri i saj dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Xhino ishte djali më i vogël i familjes së njohur në qytetin bregdetar.

Mediat në Shqipëri kanë zbuluar se pak para aktit, 29-vjeçari i ka dërguar një mesazh telefonik të afërmve duke i thënë se nuk beson që do ta fitojë betejën me COVID-19, ndonëse gjendja e tij, sipas mjekëve nuk ishte e rëndë dhe po stabilizohej.

U vetëvra sot në spital, viktima është djali i stilistes

Stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Zyrtarisht, stafi i spitalit njofton se i riu i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Ndërkohë, njoftojnë se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.

Artikuj të ngjashëm