Gëzimi më i madh në jetën e tij është Tara. E bija e vetme e këngëtarit Blero!
Të enjten ajo festoi ditëlindjen në një festë madhështore me shumë surpriza.
Mirëpo nuk u mor vesh se cila është dhurata që ajo ka marrë nga babai që e trajton si princeshë!
Blero këtë ende nuk e ka treguar, madje as përmes një fotografie të cilën e ka publikuar në Instagram, ku e shfaqë momentin e dhënies së dhuratës, por jo edhe atë që ndodhet brenda saj!
E mbështjellë me një letër ngjyrë rozë, pakoja nuk linte hapësirë që të zbulohej dhurata. Mirëpo, buzëqeshja e Tarës në fytyrë, tregon se kjo dhuratë mund të jetë diçka që ajo e ka dashur prej kohësh! /Prive.al