J Balvin dhe Valentina Ferrer mirëpresin në jetë fëmijën e tyre!

By

Këngëtari kolumbian J Balvin dhe gruaja e tij Valentina Ferrer janë bërë prindër.

Çifti kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, lajmin për këtë e bëri të ditur Valentina Ferrer, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“4 ditët e dashurisë më të mire,” shkroi modelja argjentinase, në mbishkrimin që shoqëronte një foto bardh e zi të dorës së saj, që mbante këmbën e foshnjës.

View this post on Instagram

A post shared by VALENTINA (@valentinaferrer)

 

Foshnja lindi më 27 qershor, në të njëjtën ditë kur Balvin, shkroi në Twitter “Querido Rio,” duke bërë që fansat të besojnë se emri i fëmijës së tyre është Rio.

Balvin dhe Ferrer u takuan në xhirimet e videoklipit të tij në vitin 2017, “Sigo Extrañándote” dhe dolën për herë të parë si çift, në tapetin e kuq në vitin 2018 në Javën e Modës në New York.

Ajo konfirmoi shtatzaninë e saj në një intervistë në muajin prill në “Vogue Mexico,” duke i thënë publikut se ajo “bëri testin e shtatzënisë në banjë me qenin tim për të mos qenë vetëm”.

“Unë bëra tre teste radhazi sepse nuk mund ta besoja,” tha ajo, duke zbuluar më vonë se Balvin nuk mund ta besonte as kur i tha për shtatzaninë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm