Të gjithë i kemi momentet tona të vështira në punë dhe përballemi me lloj lloj situate!
Kjo është jeta fundja! Ngritje e zbritje, ngjarje të gëzueshme e nganjëherë të trishtueshme, probleme dhe zgjidhje të tyre.
Dhe jetës me të gjitha që sjell ajo nuk ka se si i ikën as Robert Berisha. Si protagonist i intervistës “25-së Pyetje me Prive”, ai u pyet se cili ishte momenti i tij më i vështirë në karrierën muzikore!
“Kam qenë shumë keq me kordat e zërit. I lutesha zotit të më ndihmonte. Thosha vetëm edhe sonte pastaj do të pushoj e do të ushqehem mirë. Ky ka qenë problem kryesor i karrierës time. Kam qenë shumë keq me shëndet. Pasi i kreva koncertet ashtu veprova, e majta premtimin dhe pushova”.
Intervista e tij e plotë, në linkun më poshtë: