Publikohet “Illusion” nga Dua Lipa

By

E famshmja Dua Lipa ka publikuar video klipin më të ri “Illusion”, kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm “Radical Optimism”.

Videoja e këngës është xhiruar në Barcelonë, e brenda klipit Lipa shihet e kuruar deri në detaje dhe super energjike.

Skenat e videos së “Illusion” shfaqin artisten nga Kosova, duke kërcyer me turma njerëzish, duke iu përshtatur kështu ritmit të këngës, por edhe qëllimin e albumit të ardhshëm në përgjithësi.

Të mos harrojmë se “Radical Optimism”, albumi në ardhje i Dua Lipës sipas njoftimeve, prek “gëzimin dhe lumturinë e pastër për të pasur qartësi në situata që dikur dukeshin të pamundura për t’u përballur”.

Artikuj të ngjashëm