Reperi i njohur Stresi ka thyer heshtjen në lidhje me rrahjen brutale të TikTok-erit Medi Hyseni.
Në një intervistë ekskluzive për Kosova Today, ai foli gjerë e gjatë për zhvillimin.
Stresi mohoi se e ka prerë në besë Medin, ashtu siç po pretendon ky i fundit i cili i ka nxjerrë edhe disa mesazhe me Stresin dhe babain e tij, Sali Lushajn.
“I kam duart e prera. Kam hyrë për t’i ndarë palët por gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh ai mes tjerash.
Reperi i njohur i çoi edhe një mesazh publik Medit në lidhje me ngjarjen live në Kosova Today.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al