Prej disa ditësh, në rrjete sociale po qarkullon një këngë e papublikuar e Feros.
Fjala është për diss-in ndaj Unikkatil dhe TBA, me shumë gjasë, i krijuar përgjatë kohës sa reperi kishte përplasje të forta publike me reperin dhe grupin e njohur.
Fero më pas e mbylli këtë kapitull dhe zgjodhi që këngën të mos e publikojë kurrë, por ajo ka rrjedhur në rrjet, detaj që nuk i ka pëlqyer atij.
Nga Dubai ku po pushon me Arbenitën, Fero ka thënë fjalën e tij.
“Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMË u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, është shprehur ai në postimin e bërë.
Kënga e publikuar pa leje ka marrë vëmendje të madhe në rrjet. /Prive.al