I dëshpëruar me situatën politike në vend, ja çfarë bën Ramë Lahaj

By

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi me shumicë votash rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Të shumtë ishin ata që reaguan për situatën në vend, përfshirë këtu edhe Ramë Lahajn.

Si mënyrë për të larguar pak mendjen nga ngjarjet politike në vend, tenori dhe kolegët e tij, hynë në Instagram për të kënduar, sepse sipas tij “kënga është vaj i burrit”.

“Në këtë ditë zie për politikën kosovare, kam vendosë të këndoj bashkë me kolegët e mi në Kosovë, marrë parasysh që ‘vaji i burrit është kënga’ e njëkohësisht t’ju tregojmë se pavarësisht largësisë në mërgatë, e ju në Kosovë, jemi të bashkuar e më të unifikuar se kurrë. Rri n’shpi derisa të kalojmë edhe këtë furtunë, rri n’shpi e bëjë kujdes më shumë se kurrë sepse pas gjithë kësaj do të kemi punë edhe më të madhe që t’ua tregojmë vendin atyre që dje na e vranë shpresën me thikë pas shpine. A e dini, ohh të mjerë se ju urrejmë me gjithë qenien?” – shkruan ai nën postimin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm