Alban Hoxha, kapiteni i klubi futbollistik Partizani është arrestuar pak ditë para se të luajë për derbin në kryeqytet.
Shkak për vënien e tij në pranga është bërë pakujdesia karshi kushteve në komunikacion, pasi që ai kishte konsumuar shumë alkool e më pas kishte vozitur.
Portieri është arrestuar në orët e para të mëngjesit në afërsi të selisë së Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë.
Siç merr vesh Panorama Plus Hoxha ka qëndruar 24 orë në paraburgim, ndërsa në ambientet e qelisë, është parë citon kjo gazetë, e dashura e tij, këngëtarja e famshme Çiljeta Xhilaga.