Ka kohë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në një lidhje me djaloshin nga Anglia, Isaac Carew.
Lidhja e dyshes është padyshim ndër më të bukurat e mundshme duke mos u karakterizuar asnjëherë nga skandalet apo problemet.
Njejt po vazhdon edhe sot e kësaj dite e natyrisht në një atmosferë të tillë nuk do të mungojnë as surprizat e befasitë e ndryshme.
E fundit e bërë nga i dashuri i saj, ishte një darkë e përgatitur enkas për të.
Duket se ushqimin kualitativ këngëtarja nuk do e ketë asnjëherë problem pasi afër vetes ka një kuzhinier mjaft të zoti.
/Prive.al/