Jeta personale e Dafina Zeqirit gjithmonë ka qenë target i medias. Së fundmi ajo u përfol për një lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane, me të cilin u zu mat në Stutgart të Gjermanisë.
Zakonisht lidhjet në distancë janë paksa të vështira, megjithatë kjo me gjasë nuk po paraqet problem për Dafinën dhe të dashurin e saj. Ky i fundit, po qëndron në Prishtinë.
Në një foto të siguruar nga Prive, ai shihet në njërën prej qendrave të fitnesit në kryeqytet.
Megjithëse këngëtarja ende nuk është prononcuar për lidhjen, duket se gjithçka po ec për mrekulli dhe dashuria mes çiftit po shkon duke u forcuar çdoherë e më shumë. /Prive.al/