Nesër publikohet kënga e re nga Noizy

By

Noizy nuk e ka ndërmend të ndalet. Reperi nga Shqipëria, pas disa projekteve të lançuara muajve të fundit, ka gati këngën e re.

’30 vet’ në bashkëpunim me Varrosin dhe Lil Koli nga labeli OTR do të publikohet nesër në orën 20:00 në Youtube.

Projekti me videoklip të xhiruar nga Elmino Films, ka pothuajse dy javë që trumbetohet si diçka e madhe.

Kujtojmë se dy këngët e fundit të Rigelsit ishin ‘Anytime anywhere’ dhe ‘Number one’ ndërsa dyshja tjetër para pak ditësh publikoi ‘Se kan prit’ që morri kritika pozitive nga fansat e OTR. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9TtiExSvip

 

Artikuj të ngjashëm