I çmendur pas tij: Ja çfarë ka bërë ky fans për Getoar Selimin

By

Kemi parë çfarë nuk kemi parë, por diçka si kjo jo!

Getoar Selimi ka fansa aq të çmendur, sa kanë bërë edhe tatuazhet sikur të tijat. Mbrëmjen e kaluar reperi ka performuar në Vlorë, ku ka takuar njërin nga fansat e tij i cili për t’i ngjarë Gheto Geayt, ka bërë diçka që askush s’e ka bërë për artistët shqiptarë më herët.

Fansi në fjalë, e ka dorën të mbushur me tatuazhe identike sikurse të Getit.

“S’kam fjalë! Më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bo dorën e vet si dora jeme”, ka shkruar reperi, duke publikuar fotografinë ku krahason dorën e tij më të fansit dhe e dëshmon që janë identike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm