I besuari i Kanye West, Lady Gaga e The Weeknd, kush po punon për ‘Time Capsule II’?

By

Se Time Capsule 2 do jetë i veçantë, kjo nuk diskutohet.

Gjithçka është përgatitur deri në detaje në mënyrë që nata e 11 gushtit të mos harrohet.

Reperi i cili ka organizuar gjithçka, po punon edhe me njerëz nga bota të cilët kanë karrierë të gjatë në fusha të ndryshme.

Trimi ka sjell në Prishtinë, Martin Phillips i cili po pērkujdeset për gjithë ndriçimin.

I lindur në Londër, Martin Phillips zbarkoi në San Francisko me ide të mëdha. Brenda një kohe shumë të shkurtër, ai kaloi nga kalldrëmi i efekteve të skenës deri në shtyrjen e kufijve të teknologjisë së re.

I vendosur për të krijuar përvojat më të paharrueshme të mundshme, ai bashkëthemeloi Ligën Bionic në Los Anxhelos në 2008, duke përmbushur nevojat artistike kërkuese të artistëve si Kanye West, Lady Gaga, The Weeknd dhe Blink 182, duke prodhuar gjithashtu një eksperiencë të vlerësuar me çmime.

Veç tij, Capital T ka aranzhuar edhe njerëz të tjerë me po kaq suksese për ta bëre koncertin e tij unik dhe me asnjë problem.

Mos harroni, më 11 gusht djali i qytetit sjell edhe Akon dhe shumë artistë të tjerë vendor.

 

Artikuj të ngjashëm