Fation Kuqari është ftuar të luajë rol në një serial turk?

By

Fationi Kuqari ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi planet e tij për të ardhmen, dhe thënë shkurt ishte një befasi për të gjithë.

Ish-konkurrenti ka zbuluar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor. Ai tha se filmi nisi para se të hynte në programin e dashurisë.

Gjithashtu, tha se ka marrë ftesë për të qenë edhe në një telenovelë turke, mirëpo ka një kusht.

“Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turke. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha ish-konkurrenti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm