Fituesi i çmimit Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2017-të, Caxey Affleck, është tërhequr nga Akademia e Filmit këtë vit.
Lajmin e ka konfirmuar publicisti i tij.
Sipas traditës, Affleck – i cili kishte fituar çmimin si aktori më i mirë për performancën në filmin Manchester By the Sea, do duhet t’ia ndante këtë çmim aktorit që e fiton sivjet.
Mirëpo Casey, vëllai i yllit të Hollywood’it Ben Affleck, është i paditur nga dy gra për ngacmim seksual në vitin 2010-të.
Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa tani do paraqitet në gjykatë.
Një zëdhënës i Oscar, e ka konfirmuar se Affleck s’do të shkojë duke thënë se vendimi i tij për të mos marrë pjesë, çmohet jashtë mase ngase me këtë vendim është tentuar që të mos largohet fokusi nga puna e mrekullueshme që këtë vit është bërë për filmin.
Akuzueset e Affleck, producentja Amanda White dhe drejtorja e fotografisë Magdalena Gorka, kanë thënë se ato ishin ngacmuar nga ai gjatë kohës sa po punonin në dokumentarin Im Still Here, regjisor i së cilit ishte Affleck. /Prive.al