Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha shpesh tregohet aktive në rrjete sociale në aspektin e ekspozimit të copëzave të përditshmërisë së saj.
Sonte, ajo i ka dedikuar seksion të veçantë pyetjeve mbi bukurinë/dukjen.
Pasi ka shpalosur detajet për kremërat që i përdor, mes tjerash, Lori ka zbuluar dietën me të cilën ka humbur peshë.
‘Dieta Atkins ka funksionuar tek unë. I eliminon karbohidratet dhe sheqrin tërësisht dhe ushqehesh me proteina dhe yndyrëra. Pi shumë ujë’ – ka deklaruar Lori në Instagram.
Dieta Atkins është e ngjajshme me Keto mirëpo në parim ekzistojnë disa dallime.
Teksa keto ka një qasje me proteinë të moderuar, me rreth 20% të kalorive që vijnë nga proteina, dieta e Atkins lejon deri në 30% të kalorive nga proteina, në varësi të fazës. Keto dhe Atkins janë të dy dieta me pak karbohidrate që mund të ndihmojnë në humbjen e peshës duke djegur dhjamin dhe duke reduktuar marrjen e kalorive./Prive.al