Aktori ukrainas Pasha Lee u vra të dielën në Irpin, nën granatimet nga forcat ruse që pushtuan qytetin në perëndim të Kievit, sipas raporteve lokale. Shërbimi i lajmeve televizive TSN dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odesa thanë se aktori (i cili gjithashtu përmendet si Pavlo Li dhe Pasha Li) ishte 33 vjeçar.
Lee thuhet se u bashkua me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij të lindjes gjatë pushtimit në vazhdim.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram të shtunën, Lee shkroi “Për 48 orët e fundit ka një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë UKRAINË” (e perkthyer). /Prive.al