HotSpot-i i momentit: Vendi në Prishtinë që mblodhi shumë të famshëm!

By

Është rihapur një nga lokalet që ka vëmendjen e të gjithëve! Fjala është për restorantin e ushqimeve të detit “Marinero”.

Rihapja e tij u bë me datë 14 maj, dhe ishte një pasdite që mblodhi disa nga emrat më të famshëm të televizionit si Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti. Artistë si Majk, Cozman, Ledri, Lumi B ishin gjithashtu prezent. Në rihapje ishte edhe aktorja dhe modeja, Diellza Kolgeci. Nuk munguan as personalitete nga politika si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E gjithë atmosfera e një pasditeje pranvere u përcoll me tingujt e kitarës së Astrit Stafait dhe muzikës së DJ Gent Riza.

Më poshtë një përmbledhje e shkurtër nga atmosfera festive.

Për të gjithë adhuruesit e ushqimeve të detit kjo do të mbetet adresa e përhershme. Me një staf shumë të kualifikuar dhe produkte të freskëta, “Marinero” kujdeset që të përjetoni magjinë në çdo kafshatë.

Ambiente bukur të rregulluara, ku do të gjeni atë që ju kërkoni. Restoranti ofron salla të mëdha dhe dhoma private për eventet tuaja më të rëndësishme në jetë.

“Marinero” është vendi ku të gjithë gurmanët mund të përjetojnë fantazitë e tyre të ushqimit. Për një eksperiencë të paharrueshmë, vizitoni “Marinero” në Çagllavicë, Prishtinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm