Dhuratat për Luana Vjollcën s’kanë të ndalur, madje nga njerëz shumë të rëndësishëm siç ishte ajo e djeshmja nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Velijaj.
Por si duket, bukuroshës asnjë si mbushi syrin aq sa kjo të cilën e ka marrë disa javë më parë gjatë xhirimeve për ‘E diell’.
“Për Luanën” ishte mbishkrimi në fanelën e kombëtares, dhuruar nga Lorik Cana.
Një tjetër mbishkrim më i thellë nga Bekim Balaj ishte “Për sytë e Luanës” e duket se kjo i ka pëlqyer shumë bukuroshes aq sa për ta postuar sërish në rrjetet sociale të saj.
Nuk dihet nëse ky ‘throwback’ kaq i shpejtë është thjeshtë ndonjë sinjal i bukuroshes për Lorikun dhe dëshirën e flaktë për një ‘follow’ e kontakt në Instagram
Shtrohet pyetja, çfarë mbishkrimesh të tjera do të marrë bukuroshja nga futbollistët e tjerë të kombëtares shqiptare?!/PRIVE.AL/