Së shpejti baba! Kıvanç Tatlıtuğ ka zgjedhur një emër shumë të veçantë për të birin që po pret

By

Ylli i njohur turk Kivanc Tatlitug dhe gruaja e tij Basak Dezer. presin me padurim fëmijën e tyre të parë, pasi data e lindjes së tij do të jetë këtë muaj.

Ai bëri të ditur se emri i fëmijës së tij të pritur do të jetë “Kurt Eve Tatlitug”.

Basak u shfaq në rrjetet sociale për të zbuluar arsyen e emrit të fëmijës së tyre që po presin, teksa tha: “Nofka Kurt është shumë e veçantë për mua dhe Kevanc, sepse lidhja jonë filloi në serialin turk “Kurt Seyit ve Sura”, dhe kjo lidhje zgjati tetë vite, dhe kjo dashuri rezultoi me fëmijën tonë të pritur”.

Kivanc Tatlitug tashmë po përgatitet të xhirojë serialin e tij të ri, i cili do të shfaqet në platformën “Netflix”, pasi seriali do ta bëjë sërish bashkë me yllin e njohur turk “Beren Sat”.

Dyshja Kivanc Tatlitug dhe Beren Sat kishin punuar më parë 12 vite më parë në serialin “Dashuri e ndaluar”, i cili pati sukses të madh në Turqi dhe botën arabe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm